Greqia provokon Turqinë, Mitsotakis dhe “bisha” amerikane zbarkojnë në ujërat e Kretës

Ashtu siç ishte paralajmëruar pak ditë më parë, në Kretë ka nisur stërvitja e anijeve ushtarake amerikane me ato greke pranë Kretës. Kryeministri Mitsotakis dhe ministri i Mbrojtjes, Panagiotopoulos kanë nisur udhëtimin e tyre me një nga bishat amerikane të identifikuar si “USS Dwight D. Eisenhower”.

E ndërsa po përshkojnë ujërat e Kretës, kjo lëvizje sipas mediave greke, shihet si një mesazh i fortë ndaj Turqisë për të treguar se kë ka nga pas Greqia në rast të një përshkallëzimi të k0nfliktit.