




“Dialogu sigurisht që nuk varet nga Albin Kurti dhe Vjose Osmani. Nëse do të ishte pyetur Prishtina ose Beogradi, besoj se as nuk do të kishte fillua”, tha kryetari i Kuvendit të Serbisë dhe kryetari i Partisë Socialiste, Ivica Daçiq, transmeton Gazeta Express.
Sipas Daçiq, problemi për Prishtinën është se Beogradi këmbëngul në një kompromis dhe ai kompromis është, nga këndvështrimi i Prishtinës, një qasje e kstreme. Ai thotë se në Beograd ishte diskutuar se kush është më i mirë për Serbinë dhe se ata “v ranë veten duke vlerësuar nëse ishte Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj apo kryeministri aktual, Albin Kurti”. “Ne thamë se Haradinaj ishte më e k eqja, por tani, Haradinaj ishte lule në krahasim me Kurtin dhe Osmanin”, tha Daçiq.




