Shefket Krasniqi jep deklaratën për ambasadën e Kosovës në Jerusalem dhe raportet me Turqinë

“Është në interes të Kosovës të njihet nga sa më shumë shtete. Është mirë që na njohin një numër shumë i madh i shteteve. Është mirë kur na njohin disa shtete me ndikim. Nuk diskutohet se Izraeli është shtet me shumë ndikim. Sot për sot Izraeli është në top shtetet me ndikim. Njohja e shteteve të forta, krijimi i marrëdhënieve me shtetet të forta është në interes të një shteti të vogël siç është Kosova”, tha Krasniqi në Debat Plus.

Krasniqi megjithatë këtë veprim të Kosovës e sheh si pr0blematik në raport me Turqinë. “Fundja nuk është bërë nami që Kosova e ka vendos ambasadën aty (në Jerusalem), pos që luhat raportet me Turqinë dhe Evropën. Është me rëndësi të ruajmë raportet me Turqinë dhe Evropën pasi i kemi më afër”, tha ai.