“Bëhen gati 10 mijë trupa”, Rusia nis stërvitje ushtarake pranë kufirit me Ukrainën!

“Bëhen gati 10 mijë trupa”, Rusia nis stërvitje ushtarake pranë kufirit me Ukrainën!

Rusia ka nisur një stërvitje ushtarake pranë kufirit me Ukrainën, ku janë përfshirë më shumë se 10.000 trupa.

“Batalione këmbësorie të motorizuara, si dhe njësitë ushtarake nga flota e Detit të Zi dhe Kaspikut,
marrin pjesë në stërvitje në disa zona stërvitore në jug të vendit”, tha në një deklaratë me shkrim Distrikti Ushtarak Jugor i Ministrisë së Mbrojtjes Ruse.