Erdogan me vendimet e tij po e fundos Turqinë: Përsëri bie vlera e lirës turke

Erdogan me vendimet e tij po e fundos Turqinë: Përsëri bie vlera e lirës turke

Lira turke ra në nivelin më të ulët në këmbim me dollarin dhe shënoi rënie për 5.6 për qind të enjten, pasi Banka Qendrore e uli shkallën e interesit, në përputhje me programin ekonomik të presidentit Erdogan.

Pas këtij vendimi të Bankës Qendrore, vlera e lirës ra në 15.68 në krahasim me një dollar amerikan. Vlera e dollarit në këmbim me lirën është rritur për më shumë se dyfish këtë vit.

Shkalla e inflacionit ka shkuar në mbi 21 për qind, buxhetet e turqve janë nën trysni. Vëzhguesit e tregut parashikojnë më shumë vështirësi për lirën pas vendimit të fundit për uljen e shkallës së interesit.