Gjermania paralajmëron pasoja të rënda për Rusinë nëse e prekë Ukrainën!

Gjermania paralajmëron pasoja të rënda për Rusinë nëse e prekë Ukrainën!

Ministri gjerman për Çështje Ekonomike, Robert Habeck ka paralajmëruar se gazsjellësi rus “Rrjedha Veriore 2”
mund të përballet me “pasoja të rënda” nga Gjermania, nëse Rusia e suImon Ukrainën.

“Çdo veprim i ri ushtarak nuk mund të kalojë pa pasoja të rënda”, tha Habeck duke iu referuar grumbullimit të
trupave ruse në kufi me Ukrainën.

“Çështja e vënies në funksion (të gazsjellësit ‘Rrjedha Veriore 2’) mbetet e hapur dhe duhet të vendoset sipas ligjit evropian dhe gjerman”, shtoi ai.