NATO: Jemi të gatshëm për Iuftë me Rusinë!

NATO: Jemi të gatshëm për Iuftë me Rusinë!

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se pakti i mbrojtjes i udhëhequr nga SHBA-ja ishte i përgatitur për “një k0nflikt të ri të armatosur në Evropë” nëse negociatat dështojnë dhe paralajmëroi Rusinë për “kosto të rënda” nëse fillon një suIm të mëtejshëm ndaj Ukrainës.

“Është e mundur të gjejmë së bashku një rrugë, një rrugë politike përpara, dhe gjithashtu të adresojmë shqetësimet e Rusisë. Por vazhdon të ekzistojë rreziku i k0nfliktit”, tha Stoltenberg për Financial Times. “Parandalimi i NATO-s është i besueshëm dhe i fortë. Duhet të shpresojmë dhe të punojmë shumë për më të mirën, por të përgatitemi për më të keqen.”