Policia e Kosovës arreston koordinatorin zgjedhor dhe konfiskon materialin e referendumit serb!

Policia e Kosovës arreston koordinatorin zgjedhor dhe konfiskon materialin e referendumit serb!

E ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka thënë se pjesëtarë të Policisë së Kosovës e kanë a rrestuar mbreme, rreth orës 22:30, koordinatorin e Komisionit Republikan të Zgjedhjeve në Serbi, Marko Jankoviq, në pikën kufitare në Merdarë.

Në njoftimin e kësaj zyre thuhet se janë konfiskuar edhe dy kamionë, që po bartnin material zgjedhor në drejtim të Kosovës për referendumin e paralajmëruar serb dhe janë a rrestuar shoferët e kamionëve dhe ai i Jankoviqit.