Putin tregon historinë e tij: “Kam punuar taksist për të përballuar jetesën!”

Putin tregon historinë e tij: “Kam punuar taksist për të përballuar jetesën!”

Presidenti rus Vladimir Putin ka punuar si shofer taksie për të përballuar jetesën pas rënies së Bashkimit Sovjetik, për të cilin ai tha se shënoi fundin e “Rusisë historike”, sipas një dokumentari që do të transmetohet së shpejti në televizionin rus.

Problemet ekonomike të shkaktuara nga k0lapsi detyruan shumë rusë të kërkonin mënyra të reja për të fituar para. Fundi i Bashkimit Sovjetik solli një periudhë paqëndrueshmërie ekonomike që zhyti shumë njerëz në varfëri teksa Rusia kaloi nga komunizmi në kapitalizëm.