Erdogan: Jam gati për pajtim me Izraelin!

Erdogan: Jam gati për pajtim me Izraelin!

Erdoğan bëri thirrje për shkrirjen e akujve ne lidhjet mes Turqisë dhe Izraelit gjatë një takimi që zhvilloi
me përfaqësues nga diaspora hebreje në Kompleksin Presidencial në Ankara.
“Të gjithë duhet të përpiqemi për paqen në Lindjen e Mesme,” tha ai.

“Nuk duam të shohim asnjë k0nflikt në këtë rajon që është shtëpia e tre feve abrahamike”, shtoi Erdoğan. Presidenti theksoi se Turqia ka paralajmëruar qeverinë izraelite se duhet të arrijë paqen dhe stabilitetin afatgjatë në Lindjen e Mesme, duke shtuar: “Hapat që do të ndërmerren për zgjidhjen e çështjes së Palestinës do të kontribuojnë gjithashtu në sigurinë e Izraelit”.