Kryediplomati evropian, Borrell: Kërkoj që Serbia të mbajë referendumin edhe në Kosovë!

Kryediplomati evropian, Borrell: Kërkoj që Serbia të mbajë referendumin edhe në Kosovë!

Kreu i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, spanjolli Josep Borell, gjatë bisedës që ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës,
Albin Kurti, ka dalë pro mbajtjes së referendumit të Serbisë edhe në Kosovë.

Borell ka shkruar se njerëzve duhet t’iu lejohet ushtrimi i të drejtës së tyre për votë, derisa përmend se në të kaluarën ka qenë misioni i OSBE-së ai që është marrë me ndërmjetësimin e grumbullimit të votave.