Tensione në Mesdhe!/ Konfirmohet pakti i ri: Turqia me Spanjën ndërsa Greqia me Francën?!

Tensione në Mesdhe!/ Konfirmohet pakti i ri: Turqia me Spanjën ndërsa Greqia me Francën?!

Greqia ka shprehur 5hqetësim pas deklaratave të Turqisë mbi vullnetin e saj për të rritur bashkëpunimin ushtarak me Spanjën. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias i bëri këto komente pas bisedimeve me homologun spanjoll, Hoze Manuel Albares, në Athinë.

Muajin e kaluar, Erdoğan tha se vendi i tij shpreson të rrisë bashkëpunimin e mbrojtjes me Spanjën, që është
gjithashtu anëtare e NATO-s, përmes blerjes së një aeroplanmbajtëse të dytë e ndoshta dhe një nëndetëse.

Zhvillimet vijnë në një kohë kur Greqia vetë është duke zbatuar projektin e modernizimit të forcave të saj ajrore dhe marinës së saj me blerje të mëdha nga Franca.