Luftë ndaj myslimanëve, Franca ndalon praktimin fetar në universitete

Luftë ndaj myslimanëve, Franca ndalon praktimin fetar në universitete

Senati i Francës të mërkurën e miratoi amandamentimin e një ligji për ndalimin e praktikave fetare për lutfimin e atij që është cilësuar si “separatizëm islamik”, duke e shtuar edhe ndalimin e kryerjes së lutjeve në korridoret e objekteve universitare.

Gjatë diskutimit rreth këtij projektligji, republikanët e qendrës së djathtë e propozuan këtë ndryshim për ndalimin e kryerjes së lutjeve në korridore si dhe aktiviteteve tjera fetare që mund t’i pengojnë aktivitetet arsimore. Ndonëse ndaj këtij propozimi patën ankesa senatorët e Partisë së Majtë dhe ministri i Arsimit, Jean-Michel Blanquer, ndryshimet u miratuan me votat e senatorëve djathtistë, shkruan Anadolu, transmeton Gazeta Express.