Macron paralajmëron Turqinë: “Greqia nuk është vetëm!”

Presidenti i Francës Emanuel Macron u shpreh se Parisi, por edhe të gjitha vendet e BE-së do të bëjnë gjithçka për të mbështetur Greqinë. Ne duhet ta ndihmojmë Greqinë më shumë për të mbrojtur kufijtë e saj të jashtëm. “Greqia nuk është vetëm, është çështje solidariteti” tha ai.

Solidariteti i plotë i Francës ndaj Greqisë u shpreh nga Presidenti i Francës Emanuel Macron duke folur për ERT1.

Pyetjes nëse Europa sot ka mjete për të garantuar paqen në rajonin e saj, veçanërisht me marrëdhëniet e tesnionuara midis Greqisë dhe Turqisë, Presidenti francez u përgjigj “Europa i ka mjetet. Ne kemi ushtritë, pajisjet, fuqinë diplomatike dhe ekonomike”.