E çuditshme, ministrja serbe i dërgon porosi BE-së: “Kërkoj liberalizimin e vizave për Kosovën!”

E çuditshme, ministrja serbe i dërgon porosi BE-së: “Kërkoj liberalizimin e vizave për Kosovën!”

Ministrja për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogun Social në Serbi, Gordana Çomiq, i ka kërkuar Brukselit
që t’ua liberalizojë vizat qytetarëve të Kosovës.

Çomiqi këto komente i bëri për “EurActiv” në margjina të një ngjarjeje online, e organizuar nga organizata “Friends of Europe”.

“Brukseli duhet të realizojë liberalizimin e vizave për Kosovën dhe të hapë bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë Veriore dhe me Shqipërinë”, ka thënë Çomiqi.