Jepet deklarata tronditëse: 1.800 ushtarë rusë kanë ardhur në Shqipëri?

Jepet deklarata tronditëse: 1.800 ushtarë rusë kanë ardhur në Shqipëri?

Duket se avokat Spartak Ngjela, i cili pretendon se është zëdhënës i SHBA në Shqipëri ka bërë një deklaratë të fortë në kufijtë e të pabesueshmes. Ai shkruan në një status në Facebook se në vend kanë mbërritur ushtarakë rusë në ndihmë të Sali Berishës.

Ai shton se “Me këto forca ai mendonte të merrte selinë, por brenda selisë ishin shenjat e superfuqisë dhe nuk e mori dot PD-në”. Avokati i bën thirrje SPAK të nisë një procedim penal ndaj ish-kreut të PD, sepse nuk e ka parë forcën e superfuqive.