​Ja çka do të ndodhë sot me rekrutët e rinj të FSK-së

​Ja çka do të ndodhë sot me rekrutët e rinj të FSK-së

Sot të mbahet ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj. Ceremonia e rekrutëve të rinj do të mbahet në Kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), “Skënderbeu” në Ferizaj

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj si dhe zyrtarë të tjerë të lartë vendorë e ndërkombëtarë. Ceremonia do të mbahet duke filluar nga ora 11:00.