3.8 milionë euro për 7 autoblinda amerikane: Askush më e fortë se Ushtria e Kosovës!

3.8 milionë euro të Forcës së Sigurisë së Kosovës do të shpenzohen për blerjen e 7 veturave të blinduara të njohura si Humvee.

Ato do të sillen nga SHBA-ja, por blerja e tyre nuk do të bëhet me procedura të rregullta të prokurimit.

Ministria e FSK-së ka vendosur që ato t’i blejë me procedura të negociuara të prokurimit pa publikim të njoftimit për kontratë.