A duhet që Amerika të ketë bazë ushtarake të përhershme në Kosovë?!

Pas vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj tha se kjo është vizita e parë në këtë vend, ku njoftoi për takimet me autoritete të departamentit të mbrojtjes e sigurisë kombëtare.

“Meqë vet vij edhe nga diaspora, në agjendën time jam takuar edhe me shoqata dhe veprimtarë të shquar. Departamenti i mbrojtjes ka konfirmua përkrahjen për Kosovën. Mbështetje për operacione humanitare, rikonfirmim të përkrahjes deri në orientimin veri-atlantik. Nga ana ime në të gjitha takimet falënderova për mbështetjen e vazhdueshme. Ju konfirmova se si shteti më pro-amerikan, se do të mbështesim në të gjitha format siç kërkohet”, ka thënë ai. Tutje ai tha se “Edhe dronët janë pjesë e FMS, në këtë aspekt janë në proces e sipër se kur do të vijnë ju njoftojmë”.LAJMI I PLOTE