Alarmohet Greqia, ushtria turke kalon lumin Evros dhe futet në kufirin grek

Alarmohet Greqia, ushtria turke kalon lumin Evros dhe futet në kufirin grek

Forcat tokësore turke kanë kryer një stërvitje të gjerë ditët e fundit në kufi me Greqinë duke futur në lëvizje një numër të madh tankesh. Gjatë stërvitjes ata kanë simuluar kalimin e një lumi nga tanket e fuqishëm “Leopard2”, gjë që ka shq3tësuar mjaft Greqinë, për faktin se thuajse i gjithë kufiri tokësor mes dy vendeve përbëhet nga një lum, raporton abcnews.al.

Bëhet fjalë për lumin Evros, kalimin e të cilit turqit e simuluan gjatë stërvitjes. Ushtria turke ka publikuar pamje të momentit të ngritjes së një ure të lëvizshme në kohë rekord dhe kalimin sipër saj të disa tankeve të rëndë.