Albin Kurti: “Serbia dëshiron ta përsëris Bosnjën në Kosovë – nuk do ta lejoj këtë!”

Albin Kurti: “Serbia dëshiron ta përsëris Bosnjën në Kosovë – nuk do ta lejoj këtë!”

Kryeministri, Albin Kurti, në një intervistë për BBC, ka deklaruar se nuk do ta lejojë bosnjëzimin e Kosovës, pavarësisht nëse do të jetë në opozitë apo në pushtet.

“…Duan ta përsëritin Bosnjën në Kosovë. Nuk do ta lejoj këtë, pavarësisht nëse jam në opozitë apo qeveri. Për këtë më votuan njerëzit, të parandaloj bosnjëzimin e Kosovës. Jam i bindur se me programin tonë, do të ndihmojmë serbët po aq sa shqiptarët.

Nëse pyesni serbët në Kosovë se cilat janë shqetësimet e tyre kryesore, ata thonë punësimi dhe drejtësia. Beogradi dëshiron të ketë shtet brenda një shteti. Shtetin e Serbisë brenda Kosovës së pavarur”, tha Kurti për BBC. LAJMI I PLOTE