Ambasadori i Palestinës u bën thirrje vendeve arabe: “Të rishikoni njohjen e Kosovës”

Ambasadori i Palestinës u bën thirrje vendeve arabe: “Të rishikoni njohjen e Kosovës”

Ambasadori i Palestinës në Serbi, Mohammed Nabhan ka bërë thirrje tek vendet arabe që të tërhiqen njohjet ndaj Kosovës. Këto thirrje i bëri në një intervistë për “Sputnik”.Nabhan këtë veprim e bëri pasi Kosova dhe Izraeli vendosën marrëdhënie diplomatike.

“Për Palestinën, Jeruzalemi është një vijë e kuqe, dhe hapja e ambasadës së Kosovës në atë qytet është një akt armiqësor për ne. Unë u bëj thirrje vendeve arabe të rishikojnë njohjen e Kosovës dhe të bëjnë presi0n mbi ta që të mos hapin një ambasadë në Jeruzalem”