Arabia Saudite e hap ‘thesin’ për Greqinë: “Kemi 5 miliardë euro për ju, ku doni t’i investoni!”

Arabia Saudite e hap ‘thesin’ për Greqinë: “Kemi 5 miliardë euro për ju, ku doni t’i investoni!”

Arabia saudite është gati të nisë investime madhore në Greqi. Ky ishte zotimi që princi i kurorës Mohammed bin Salman i bëri sot kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis gjatë konferencës së OKB mbi ndryshimet klimatike.

“Ne kemi 5 miliardë euro për ju. Na tregoni se në cilët sektorë doni t’i investoni”, citohet t’i ketë thënë kryeministrit grek Mohammed bin Salman, i cili u prit me nderime të veçanta nga krerët e Arabisë Saudite.