Arrestohet ish-punonjësi i AKI-së: Spiunoi dhe rrezikoi sigurinë e Kosovës

Arrestohet ish-punonjësi i AKI-së: Spiunoi dhe rrezikoi sigurinë e Kosovës

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se ka a rrestuar një ish-punonjës të AKI’së me inicialet M.K, nën dyshimin se ka zbuluar informacione që kanë rr ezikuar sigurinë e vendit.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Prokuroria ka bërë me dije se ai dyshohet për ke qpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, keqpërdorim të informatës zyrtare, hyrje në sistemet kompjuterike, zbulim të informacioneve të klasifikuara dhe mos ruajtje e informacioneve të klasifikuara dhe fotografim e incizimet tjera të paautorizuara.

“…sot është a rrestuar dhe ndaluar personi me inicialet M.K., ish-punonjës i AKI-së, pasi ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti, në cilësinë e personit zyrtar, ka vepruar me motive të dyshimta, duke keqpërdorur pozitën zyrtare dhe zbuluar informacion të klasifikuar, andaj me këto veprime dyshohet se personi i lartcekur ka cenuar sigurinë e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.