Baza e NATO-s në Shqipëri: Shqipëria po kthehet në një fortesë Ballkanike – Greqia dhe Serbia në alarm!

Baza e NATO-s në Shqipëri: Shqipëria po kthehet në një fortesë Ballkanike – Greqia dhe Serbia në alarm!

NATO ka hyrë zyrtarisht në pjesën perëndimore të Ballkanit në një përpjekje për të bllokuar ndikimin rus. Kështu shkruajnë mediat e rajonit teksa njoftojnë se ka filluar puna në bazën ajrore të Kuçovës.

Nga një var/rezë e avionëve të vjetër lutfarakë ajo do të kthehet në një bazë logjistike për Aleancën. Në vitin 2005 Shqipëria hoqi nga flota ajrore 224 avionë sovjetike dhe kineze avionë të tipit MiG dhe që nga viti 2009 hapësira ajrore monitorohet nga aleatët në NATO, Greqia dhe Italia.

“Baza e Kuçovës është gjurma e parë e NATO-s në Ballkanin Perëndimor”-tha për Reuters ministrja shqiptare e mbrojtjes Olta Xhaçka. NATO do të shpenzojnë më shumë se 50 milionë euro në fazën e parë për të transformuar Kuçovën në një bazë mbështetëse për furnizim, transport, trajnime dhe ushtrimeve. LAJMI I PLOTE