Biden takohet me Erdoganin: SHBA është e shqetësuar për sistemin raketor rus të Turqisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është takuar sot me kreun e shtetit turk, Recep Tayyip Erdogan, në kuadër të Samitit të Liderëve të G20 në Romë.

Dy liderët deklaruan vullnetin e përbashkët për të zhvilluar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe ranë dakord për krijimin e një mekanizmi të përbashkët në këtë drejtim.

Në takim u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale. Nga ana tjetër Shtëpia e Bardhë bën me dije se dy presidentët diskutuan për situatën në Lindjen e Mesme dhe vë në dukje shqetësimin e SHBA për posedimin e sistemit raketor rus S-400 nga Turqia.

Biden ka theksuar po ashtu, rëndësinë e institucioneve të forta demokratike, respektimin e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit për paqen dhe prosperitetin. LAJMI I PLOTE