‘Blindohet’ Ushtria e Kosovës: Së shpejti do të pajiset me helikopterë nga SHBA-ja

Koloneli dhe oficeri i parë i FSK-së, Sefer Isufi, ka thënë se është në fillimet projekti për blerjen e helikopterëve për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ai në Edicionin Special të Klan Kosovës ka deklaruar se kanë planin e tyre të tranzicionit kanë paraparë që të pajisen me të gjitha sistemet e mbrojtjes në përputhje me formacionet që i kanë planifikuar.

“Në kuadër të planit të tranzicionit janë paraparë të gjitha blerjet e sistemit të mbrojtjes, në këtë rast edhe blerjet e armatimit. Ne do të pajisemi me sisteme të mbrojtjes në përputhje me formacionet që i kemi të planifikuara në kuadër të strukturës organizative të FSK-së: Do të kemi sisteme të mbrojtjes, sisteme për luftime, sisteme për mbështetje luftarake si dhe sisteme të mbrojtjes me shërbime”.DEKLARATA E TIJ E PLOTE