Britanikët dhe rusët kërkojnë avionin misterioz në det: Rusia mund të marrë teknologjinë ushtarake të Perëndimit

Një thriller i vërtetë me vlerë fillestare 10 milion euro dhe me kosto të pallogaritshme teknologjike është duke ndodhur mes Britanisë së Madhe dhe Rusisë në Mesdhe. Një avion F-35 i Britanisë së Madhe u rrëzua në ujërat ndërkombëtare të Mesdheut pas ngritjes nga areoplanmbajtësja HMS Queen Elizabeth.

Kjo është hera e parë që një avion i tillë, tepër i avancuar, rrëzohet dhe kushdo që e gjen atë do të kishte një përfitim të madhe në aspektin teknologjik. Avioni ka rënë në ujërat ndërkombëtare dhe në zonë ndodhen edhe anije ruse, të cilat po ashtu po kërkojnë.

Frika e britanikëve sipas mediave ndërkombëtare është nëse rusët e gjejnë të parët avionin duke e nxjerrë nga thellësia ç’ka do t’u jepte atyre një ndihmë të madhe në balancimin e teknologjisë ushtarake me Perëndimin.