Çka do të përfitonte Kosova nga ndërtimi i një baze amerikane të përhershme ushtarake?

Çka do të përfitonte Kosova nga ndërtimi i një baze amerikane të përhershme ushtarake?

Një bazë e përhershme ushtarake e Shteteve të Bashkuara (SHBA) në Kosovë do të rriste sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, vlerësojnë njohësit e çështjeve të sigurisë, dhe ish-ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha.

Qeveria e Kosovës më 15 tetor njoftoi se i ka ofruar mundësinë Shteteve të Bashkuara që të krijojnë një bazë të përhershme ushtarake në Kosovë.

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka thënë se këtë ofertë ia ka paraqitur Nënsekretarit të Departamentit amerikan të Mbrojtjes, Colin Kahl gjatë një vizite në Uashington. Sipas ministrit Mehaj, SHBA janë duke e shqyrtuar ofertën që pastaj të koordinohen lidhur më këtë çështje.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar më shumë detaje rreth kësaj oferte që Kosova i ka bërë SHBA-s, por Ministria e Mbrojtjes nuk iu është përgjigjur pyetjeve. LAJMI I PLOTE