Deklarohet pronari i kompanisë turistike për tragjedinë në Bullgari: “Nuk e di se si ka ndodhur aksidenti!”

Deklarohet pronari i kompanisë turistike për tragjedinë në Bullgari: “Nuk e di se si ka ndodhur aksidenti!”

Në një lidhje telefonike për TV21 pronari i kompanisë turistike “Besa trans” ka ngushëlluar të gjithë familjarët e v i ktimave të aksidentit tragjik në Bullgari, si pasojë e të cilit humbën jetën 45 shqiptarë (në fillim u tha 46).

“Nuk e di se si ka ndodhur rasti. Që nga ora 3 e mëngjesit jam në vend të ngjarjes për të marrë informacione nga institucionet bullgare, por deri më tani ende nuk dihen shkaqet”- tha ai.