Deputeti shqiptar në Serbi e godet Vuçiçin: Nuk mund të ketë ‘Open Balkan’ pa Kosovën

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, që përfaqëson Luginën e Preshevës, ka folur sot nga Shkodra për atë që ai e quan “sh typja e shqiptarëve në Serbi nga regjimi i Presidentit Vuçiç dhe pozitën e vështirë të shqiptarëve atje.” Kamberi ka komentuar dhe nismën e “Open Balkan”, për të cilën është shprehur se “nuk mund të vazhdojë, përsa kohë Kosova është e përjashtuar”.

Gjithashtu, deputeti ka deklaruar se “Vuçiç ka dy standarde ku nga njëra anë bën si paqësor i Ballkanit dhe bashkues, por nga ana tjetër përmend termin bota serbe duke përjashtuar gjithë të tjerët dhe ka lidhje të forta me Kinën e Rusinë, si dhe tenton shp op ullimin e shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës”. DEKLARATA E TIJ E PLOTE