Deshifrohen planet e Vuçiçit për destabilizim rajonal, jepet alarmi: “Ky shtet e ka radhën!”

Gazetari Boshnjak Jasmin Mujanoviq përmes një cicërime në twitter ka zbuluar planet e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq për d estabilizimin e rajonit. Mujanoviq tha se Vuciq do të vazhdojë të n xisë t ensione me Kosovën përgjatë muajit tetor, e ndoshta edhe mund të eskalojnë.

Përmes Milorad Dodik – ish-president i Republikë Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në bashkëpunim me Rusinë në Këshillimin e Sigurimit, po t entohet t’i ndërprehet mandati i EUFOR-it në Bosnje.

“Vuçiq do të vazhdojë të n xisë t ensionet me Kosovën për pjesën e mbetur të tetorit, madje mund të përs hkallëzohet situata nga këtu. Por, duhet pasur parasysh lojën tjetër të madhe: Rusinë mund ta prishë mandatin e EUFOR -it në Bosnje dhe Hercegovinë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nëntor. Dodik tashmë është i gatshëm për një k rizë të sigurisë”, është shprehur Mujanoviq.