Detaje nga operacioni madhor i Policisë së Kosovës: Arrestohen disa persona, konfiskohen edhe vetura

Policia e Kosovës, përkatësisht Krimet Ekonomike bashkë me Njësinë Speciale kanë zhvilluar një aksion të madh, në magjistralen Prishtinë-Ferizaj. Në këtë aksion janë a rrestuar gjashtë persona.

Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi. Të njëjtit u a rrestuan teksa ishin duke pirë kafe në një pompë derivatesh në Prishtinë. Kështu mëson ekipi i Indeksonline, që ndodhet në vendngjarje.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, janë duke e realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës. Pas përfundimit të operacionit policor do të njoftoheni me informacione shtesë”, tha ai.