Diplomatja portugeze: “Gjuha e maqedonasve, dikur ka qenë pjesë e gjuhës bullgare!”

Diplomatja portugeze: “Gjuha e maqedonasve, dikur ka qenë pjesë e gjuhës bullgare!”

“Portugalia asnjëherë nuk do të cënonte procesin e gjetjes së zgjidhjes në kontestin midis Bullgarisë dhe RMV-së. Përkundrazi, vazhdimisht përpiqemi që ta lehtësojmë” – ka deklaruar për Dojçe Velen, Ambasadorja e Portugalisë, Marija Virxhinja Mendes da Silva Pina.

“Ajo ka përmendur se ka një moment politik që vështirëson cështjet në Bullgari dhe se ka cështje të ndjeshme lidhur me identitetin, historinë dhe gjuhën bullgare e maqedonase” – ka deklaruar Ambasadorja Pinja.

“Gjuha e RMV-së dikur ka qenë pjesë e gjuhës bullgare”. Kjo është fraza e vërtetë që e ka shfrytëzuar Sekretarja Shtetërore për Çështje Evropiane të Portugalisë, Ana Paula Zakarijash, në një brifing me gazetarë në Bruksel, e që ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin e vendit.