Dronë dhe armatime të rënda: Ja me çfarë pajisje SHBA do ta furnizoj Ushtrinë e Kosovës!

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj tha se gjatë vitit të ardhshëm do të ketë rezultate konkrete nga bashkëpunimi për blerjen e a rmatimit nga Shtetet e Bashkuara. Ai këto komente i bëri pas një vizite disaditore që ka zhvilluar në Shtetet e Bashkuara.

Në muajin qershor, Qeveria e Kosovës ka shqyrtuar propozimin për blerjen e dronëve nga Shtetet e Bashkuara për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës. “Edhe dronët janë pjesë e FMS-së (Programit për shitjen e huaj të a r matimit i SHBA-së). Vitin e ardhshëm do shihni edhe për pajisje tjera”, tha Mehaj, duke shtuar se nga zyrtarët e Shteteve të Bashkuara ka marrë mbështetje për zhvillimin dhe avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ai tha se SHBA-ja dhe Kosova janë dakorduar për të thelluar bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, pastaj partneritetin me Gardën Kombëtare të Iowas dhe mbrojtjen kibernetike. Kosova, në bashkëpunim me forcat amerikane, dërgoi në muajin mars në Kuvajt një kontingjent të FSK-së, që është misioni i parë jashtë vendit i kësaj force, raporton REL.