E çuditshme: Ky shtet planifikon t’i nxjerrë në paradë ushtarët me taka

E çuditshme: Ky shtet planifikon t’i nxjerrë në paradë ushtarët me taka

Planet e Ministrisë së Mbrojtjes në Ukrainë për të organizuar paradë të ushtareve me këpucë me taka në vend të çizmeve ushtarake ka shkaktuar reagime të ashpra. Irina Gerashchenko, deputete ukrainase e opozitës, tha se ky veprim është seksizëm, jo barazi, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Ukraina është duke u përgatitur për një paradë ushtarake për 24 gusht që ta shënojë 30-vjetorin e pavarësisë pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Ministria e Mbrojtjes tha se ky lloj i këpucëve është pjesë e uniformës ushtarake, por shumë njerëz u shprehën të tmerruar rreth këtij plani. Një grup avokatësh madje i bëri thirrje ministrit të Mbrojtjes, Andriy Taran, që të kërkojë falje.