E turpshme: Drenica e “Presidentit Thaçi” e tradhtoi Drenicën e Adem Jasharit

E turpshme: Drenica e “Presidentit Thaçi” e tradhtoi Drenicën e Adem Jasharit

“E respektojmë çdo familje, i respektojmë pa kushte, sigurisht që dëshirojmë që ata me qenë jashtë politikës, respekt për gjithkënd, por votën vetëm PDK-së”. Këto ishin fjalët e Mërgim Lushtakut, deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, menjëherë pas publikimit të rezultateve të para për zgjedhjet lokale në komunën e Skenderajt.

Për të qenë më të qartë, theksojmë se ajo “çdo familje” që e përmendi Lushtaku është familja e komandantit legjendar, Adem Jashari. Ajo “çdo familje” është flijuar për lirinë, të cilën ne sot po e gëzojmë. Ajo “çdo familje” është familja me të cilën identifikohej PDK-ja e Lushtakut.

PDK thirrej në emrin e familjes Jashari, kur kishte nevojë për vota e pushtet. Mërgim Lushtaku, do të duhej t`i kujtonte këto gjëra në atë moment ekzaltimi dhe të mos e trajtonte me aq pa respekt familjen Jashari.LAJMI I PLOTE