Edi Rama paralajmëron: “Vitin tjetër Shqipëria do të dërgojë në hapësirë 2 satelitë!”

Edi Rama paralajmëron: “Vitin tjetër Shqipëria do të dërgojë në hapësirë 2 satelitë!”

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot në Kuvend se brenda vitit të ardhshëm qeveria do të dërgojë në hapësirë 2 satelitë “Albania” dhe “Albania 2”. Kjo deklaratë u pasua me të qeshura në radhët e opozitës, por kreu i qeverisë i mëshoi fjalës së tij.

“The do blejmë drona. Jo. Do blejmë drona. Do çojmë dhe satelitë në orbitë. Qeshni, qeshni. Kur të shikoni satelitët Shqipëria në orbitë dhe jo në mandatin tjetër. Vitin tjetër. Albania 1 dhe Albania 2. Sepse për ne Shqipëria nuk është tokë e xanum”, tha Rama në Kuvend duke mos dhënë më shumë detaje. Kështu Shqipëria pritet të bëhet vendi i parë në rajon që pritet të dërgojë satelitë në hapësirë.