Eksperti britanik jep alarmin: Këto shtete të fuqishme Serbia mund t’i përdorë kundër SHBA-së

SHBA-të janë në një pozitë të vështirë të cilës të emëruarit e rinj nuk mund t’i shpëtojnë.

Ambasadori i ri i SHBA në Beograd, Christoher Hill në veçanti do ta gjejë mjedisin strategjik të transformuar nga hera e fundit që ai punoi në Ballkan, kur SHBA-ja ishte në një pozicion të fort me burime të mëdha, me pak shpërqendrime, pak sfidues, dhe mbështetje të brendshme për ndërhyrjen e saj, kështu thotë Timothy Less, ekspert britanik nga Qendra për Gjeopolitikë e Universitetit të Kembrixhit (University of Cambridge).

Si ish-diplomat britanik në Bosnje dhe tani studiues i çështjeve të Ballkanit Timothy Less në një intervistë për KosovaPress thotë se Serbia është më e fortë se që ishte dikur, pas rritjes së qëndrueshme ekonomike, ringjalljes së ushtrisë së saj, dhe ushqyerjes së marrëdhënieve me Rusinë, Kinën, dhe Turqinë, të cilat Beogradi mund t’i përdorë kundër SHBA-së. DEKLARATA E TIJ E PLOTE