Emocionuese: Ushtari i Kosovës përcillet me autoblindë në ditën e pensionimit

Emocionuese: Ushtari i Kosovës përcillet me autoblindë në ditën e pensionimit

Ti shërbesh atdheut është nder dhe përgjegjësi, por ushtaraku që doli në pension Xhevat Kelmendi kishte forcën, guximin dhe vullnetin për të bërë një gjë të tillë në çdo kohë.

Ai ishte pjesë e UÇK-së, por edhe pjesë e TMK-së e FSK-së në kohën kur Kosova hodhi hapat e shtetformimit e krijimit të ushtrisë. Xhevat Kelmendi, i cili është pensionuar, u përcjell në mënyrë të veçantë nga kolegët e tij. Kolegët e tij e kanë percjellur deri tek porta, me autoblindë.

Ata e uruan shëndet dhe pensionim me famijen e tij, si dhe kanë falenderuar atë për shërbimin që i ka bërë vendit. Ai këto momente emocionuese i ka publikuar përmes një videoje në faqen e tij në Facebook. VIDEO