Erdogan befason për rënien e lirës turke: “Është vullnet i Allahut, duroni!”

Erdogan befason për rënien e lirës turke: “Është vullnet i Allahut, duroni!”

Lira turke shënoi një tjetër rënie historike, ndërsa Banka Qendrore, në përpjekje për ta frenuar atë, hodhi në treg sasi të mëdha valutore, për të tretën herë në dhjetë ditë.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se rënia është për shkak të vullnetit të Allahut, duke cituar librin e shenjtë të myslimanëve, Kuranin.

“Ne si myslimanë e shohim këtë botë si një sprovë. Zoti ynë në Kuran ka thënë se do t’ju vë në provë me pak uri, me privim nga malli, nga jeta nga produktet. Jepni lajmin e gëzueshëm atyre që janë të durueshëm. Këtë e përkufizon ai”, deklaroi presidenti turk.