Erdogan: Biden u tregua pozitiv për avionët luftarak F-16

Erdogan: Biden u tregua pozitiv për avionët luftarak F-16

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdoğan, në një konferencë për media në samitin G20 të mbajtur në Romë, ka deklaruar se presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka treguar një “qëndrim pozitiv” për shitjen e avionëve luftarakë F-16, raporton Anadolu Agency (AA).

“Çështja e modernizimit të avionëve F-16 që kemi ose dhënies së avionëve të ri F-16 ishte në krye (gjatë takimit me Biden). Ministrat tanë të mbrojtjes po ndjekin procesin”, u tha Erdoğan gazetarëve.