Erdogan hedh poshtë kërkesat e opozitës: “Zgjedhjet e ardhshme të Turqisë do të mbahen në vitin 2023!”

Erdogan hedh poshtë kërkesat e opozitës: “Zgjedhjet e ardhshme të Turqisë do të mbahen në vitin 2023!”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë të ditur se zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme të Turqisë do të mbahen në vitin 2023, siç është planifikuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur para grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Erdoğan hodhi poshtë kërkesat e opozitës për zgjedhje të parakohshme.