Erdogan i tregon ‘muskujt’ e Turqisë: Paralajmëron dëbim të ambasadorëve të SHBA-së, Gjermanisë, Francës…

Erdogan i tregon ‘muskujt’ e Turqisë: Paralajmëron dëbim të ambasadorëve të SHBA-së, Gjermanisë, Francës…

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, ka thënë se Ankaraja mund t’i d ëbojë ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë dhe tetë shteteve tjera shkaku i komenteve të tyre për ndalimin dhe gjykimin e filantropit e biznesmenit, Osman Kavala. “I thashë ministrit tonë të Jashtëm se nuk mund ta kemi luksin që t’i mbajmë ata (ambasadorët) në vendin tonë”, tha të enjten presidenti turk para gazetarëve.

Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Kanadasë, Danimarkës, Finlandës, Francës, Holandës, Suedisë, Norvegjisë dhe Zelandës së Re të hënën publikuan një deklaratë të përbashkët duke bërë thirrje për lirimin e Kavalasë, duke pretenduar se rasti ndaj tij hedh hije mbi Turqinë. Të martën, Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë i thirri në raportim ambasadorët e këtyre shteteve, shkruan TRT, transmeton Gazeta Express.