Erdogan: Jemi në bisedime me SHBA-të për shitjen e avionëve luftarakë F-16

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan thotë se Shtetet e Bashkuara propozuan shitjen e avionëve luftarakë F-16 në Turqi në këmbim të investimit të saj në programin F-35, nga i cili Ankaraja u hoq pasi bleu sisteme të mbrojtjes raketore nga Rusia.

Sipas Al Jazeera, përcjell telegrafi, duke folur me gazetarët të dielën para se të nisej për një udhëtim në Afrikë, Erdogan tha se Turqia dëshiron një kthim për investimin e saj në programin F-35 dhe se bisedimet për këtë çështje janë duke vazhduar.

“Ekziston pagesa prej 1.4 miliard dollarë që kemi bërë për F-35 dhe SHBA kishte një propozim të tillë në këmbim të këtyre pagesave”, ka thënë Erdogan. LAJMI I PLOTE