Erdogan jep deklaratën e fuqishme: “Do ta bëjmë Turqinë një nga 10 ekonomitë më të mëdha në botë”

Erdogan jep deklaratën e fuqishme: “Do ta bëjmë Turqinë një nga 10 ekonomitë më të mëdha në botë”

Presidenti i Turqisë, Erdoğan deklaroi se “Do ta bëjmë vendin tonë një nga 10 ekonomitë më të mëdha në botë”. Ai mori pjesë nëpërmjet një lidhjeje të drejtpërdrejt në ceremoninë e hapjes së urës Tohma e ndërtuar mbi liqenin e digës Karakaya mes qyteteve Malatya dhe Sivas.

Gjithashtu tha se “Sot Turqia është një vend qe ka zhvilluar i vetëm më shumë se gjysmën e mega projekteve në nivel global. Përderisa kriza lëkundi edhe vendet e zhvilluara, Turqia kishte në sfond një plan të tillë për të dalë me humbjet më të pakta nga ky proces, madje të rrisë objektivat e saj”.