Erdogan ka një mesazh të madh për shtetet që e kritikojnë: “Beteja jonë nuk ka filluar..”

Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, tha se tërheqja e vendit të tij nga një traktat ndërkombëtar kundër dh u n ë s ndaj grave nuk është hap prapa, duke e mbrojtur vendimin që nxiti kritika nga shumë turq dhe nga aleatët perëndimorë.

“Disa qarqe po mundohen ta portretizojnë tërheqjen tonë nga Konventa e Stambollit si hap prapa në betejën tonë me dh u n ë n kundër grave. Beteja jonë s’ka filluar as nuk do të mbarojë me tërheqjen tonë nga traktati”, tha presidenti turk gjatë një takimi në Ankara.