Erdogan: Nuk do ta lejoj të përsëritet lufta në Ballkan

Erdogan: Nuk do ta lejoj të përsëritet lufta në Ballkan

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka thënë se Turqia nuk do të lejojë përsëritjen e asaj që ndodhi në vitet 1990 në Bosnje dhe Hercegovinë.

Sipas Erdogan, ata nuk do të hezitojnë të mbajnë një qëndrim më të vendosur kur të jetë e nevojshme, shkruan Hurriyet.

Erdogan tha se në Turqi jetojnë dy milionë boshnjakë dhe se, siç tha ai, në këtë vend ka më shumë banorë me origjinë shqiptare sesa vetë Shqipëria. Ai vuri në dukje të pranishmëve se problemet në Ballkan janë shkak për shqetësim edhe në Turqi.