Erdogan paralajmëron luftë, mijëra ushtarë me ‘gishtin në këmbëz’: “Durimit tonë i erdhi fundi!”

Presidenti Erdogan tha se do të reagonin në një formë tjetër ndaj grupeve të kurdëve në Siri, të cilat konsiderohen si te rro riste nga Turqia. Gjatë fjalës së tij pasi doli nga falja e namazit të së premtes, Erdogan tha se Turqia do të përballet ndryshe tashmë me këto grupe, gjë që u përkthye si sinjali i një ndërhyrjeje tjetër të Turqisë në Siri.

“Siç e dini, jo vetëm në veri, por në të gjithë Sirinë operojnë këto grupe te rro riste që mbështeten edhe nga koalicioni si edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me a r më dhe mjete të tjera. Durimit tonë i ka adhur fundi dhe përpjekja jonë kundër tyre do të jetë ndryshe tashmë”, tha Erdogan përcjell “Hurriyet“.