Erdogan parlajamëron: Soros dhe djali i tij duan ta “pushtojnë” Kosovën dhe Shqipërinë

Ditën e djeshme, presidenti Erdogan ka “s u lmuar” miliarderin George Soros dhe djalin e tij, duke i akuzuar se po perpiqen “të pushtojnë” Ballkanin me ndikimin e tyre në Maqedoninë e Veriut, Kosovë dhe Shqipëri. Pas vizitës së tij në Afrikë, Erdogan iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në avion, ku nuk munguan dhe akuzat e forta kundrejt George Soros.

Në këtë mënyrë, presidenti i Turqisë i bashkohet listës së gjatë të politikanëve të ndryshëm në botë që akuzojnë Soros-in se përdor paratë e tij për të i n f lu e n c uar në qeveritë e shteteve të ndryshme. Akuzat për George Soros nuk mungojnë as në Shqipëri. Ai që e ka s ulmuar më së shumti është ish-kryeministri Sali Berisha, kryesisht për shkak të fondacionit Soros në bashkëpunim me Ramën që sipas Berishës kanë ndikuar në vendimin e Sekretarit të Shtetit Antony Blinken për ta shpallur non-grata.